Blog

Informacioni i disponuar në këtë blog është me natyrë edukuese dhe nuk ka për qëllim të japë këshilla mjekësore. Ju duhet të kontaktoni mjekun për çdo çështje që ka lidhje me shëndetin tuaj.

5 këshilla për lëkurë të shëndetshme

Kujdesi i mirë i lëkurës - duke përfshirë mbrojtjen ndaj diellit dhe pastrimin e butë - mund ta mbajë lëkurën tuaj të shëndetshme dhe rrëzëllitëse. Nga Stafi i Mayo Clinic Nuk keni kohë për kujdes intensiv të lëkurës? Ju ende mund të përkëdhelni veten duke u kujdesur për gjërat bazike. Kujdesi i mirë i lëkurës dhe zgjedhja e një stili të shëndetshëm jetese mund të ndihmojnë në vonesën e plakjes natyrale dhe parandalimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Filloni me këto pesë këshilla të cilat marrin shumë pak kohë. Mbrohuni nga dielli Një nga mënyrat më të rëndësishme për t'u kujdesur për lëkurën tuaj është mbrojtja nga dielli. Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj diellit, mund të shkaktojë rrudha, njolla të errëta dhe probleme të tjera të lëkurës - si dhe të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës. Për mbrojtjen më të plotë ndaj diellit: Përdorni kremra mbrojtës ndaj diellit. Përdorni krem mbrojtës me spektër të gjerë me një SPF të paktën 15. Aplikoni krem mbrojtës në sasi të bollshme dhe ri-aplikoni çdo dy orë - ose më shpesh nëse jeni duke notuar ose keni djersirë. Qëndroni në hije. Shmangni ekspozimin nga ora 10 deri në orën 16:00, kur rrezet e diellit janë më të forta.…

Çfarë është Dieta Ketogjenike?

Përkufizimi "Dietë Ketogjenike" është përkufizimi për një dietë të varfër në karbohidrate (si dieta Atkins). Ideja është që ju të merrni më shumë kalori nga proteinat dhe yndyrat dhe më pak nga karbohidratet. Kështu, ju keni reduktuar marrjen e karbohidrateve që janë të lehta për t’u tretur, si sheqeri, pjet me gaz, ëmbëlsirat dhe buka e bardhë. Si vepron? Kur hani më pak se 50 gram karbohidrate në ditë, trupi juaj zbrazet nga “karburanti” (sheqeri në gjak) që mund të përdorë shpejt. Kjo zakonisht zgjat 3 deri në 4 ditë. Pastaj organizmi juaj do të fillojë të zbërthejë proteina dhe yndyra për energji, të cilat mund t'ju bëjnë të humbni peshë. Ky proces quhet ketosis. Është e rëndësishme të theksohet se dieta ketogjenike është një dietë afatshkurtër që fokusohet në humbjen e disa kilogramëve dhe jo në ndjekjen e përfitimeve shëndetësore. Kush mund ta provojë këtë dietë? Njerëzit e përdorin dietën ketogjenike më shpesh për të humbur peshë, por ky regjim mund të ndihmojë gjithashtu edhe në menaxhimin e disa sëmundjeve të caktuara, si p.sh. epilepsia. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, sëmundje të caktuara të trurit, madje edhe aknet, por nevojiten kërkime të mëtejshme në këto fusha. Konsultohuni së pari me mjekun tuaj për të kuptuar nëse është e sigurt që ju të ndiqni dietën…

Gjumi

Nga Stafi i Mayo Clinic  Të paturit e një gjumi të mirë gjatë natës mund të rezultojë një sfidë shumë e vështirë.. Puna, përgjegjësitë në shtëpi dhe angazhimet familjare ndonjëherë marrin përparësi mbi gjumin. Gërhitja e partnerit ose sfidat e papritura, si shqetësimet financiare ose një sëmundje, dhe gjumi  cilësor mund të jenë edhe më i paarritshëm. Megjithatë, nuk jeni të dënuar për të kaluar ҫdo natë duke u rrotulluar në shtrat. Për të përmirësuar cillësinë e gjumit tuaj ka disa mënyra të thjeshta  për tu kujdesur për veten, të tilla si përcaktimi dhe ndjekja e një  i orari fiks të gjumit dhe relaksimi para se të shkoni për të fjetur. Nëse jeni duke menduar për përdorimin e një suplementi për të fjetur, informohuni me kujdes se ҫfarë do të përdorni. Suplementet ndihmëse  OTC për gjumin  mund të jenë efektive për tu përdorur në mënyrë rastësore, por nuk janë të destinuara për përdorim afatgjatë. Mos mendoni se netët me gjumë të mirë janë vetëm një ëndërr. Nëse problemet me gjumin vazhdojnë, konsultohuni me mjekun tuaj për alternativat e tjera të trajtimit.

Jargët e kërmillit dhe ç’duhet të dini për to

Jargët e kërmillit janë ndër përbërësit më të kërkuar vitet e fundit në botën e kozmetikës. Ai ka aftësi njomështuese dhe simulon kolagjenin, duke ruajtur lëkurën nga tharja dhe duke e rigjeneruar atë. Zakonisht, për të dhënë efektin e duhur përdoret në bashkëpunim me antioksidantë e retinol, si edhe me përbërës të tjerë më se të zakonshëm për kujdesin e lëkurës, si vitamina C apo acidi glikolik. Jargët e kërmillit hynë në kozmetikën botërore nga Korea, që e përdorte prej kohësh atë. Këto jargë të kërmillit nuk  dalin kur ai ecën, po kur ai ndihet i stresuar. Në të tilla kushte, jargët përmbajnë përbërës riparues ndaj dëmtimeve dhe pikërisht këto janë ato që ndihmojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë, duke u përpjekur ta riparojnë atë. Këto jargë përmbajnë edhe vitamina e minerale si zinku dhe mangani, vitamina A dhe E. Helyderma Cream është një nga produktet që kombinon vetitë anti-plakje të jargës së kërmillit me vetitë rigjeneruese të BIO-placentës, duke ju ndalur plakjen e lëkurës dhe duke përshpejtuar rigjenerimin e saj.

Doctors

5 këshilla për lëkurë të shëndetshme

Kujdesi i mirë i lëkurës - duke përfshirë mbrojtjen ndaj diellit dhe pastrimin e butë - mund ta… See More

Çfarë është Dieta Ketogjenike?

Përkufizimi "Dietë Ketogjenike" është përkufizimi për një dietë të varfër në karbohidrate (si dieta Atkins). Ideja është që ju… See More

Gjumi

Nga Stafi i Mayo Clinic  Të paturit e një gjumi të mirë gjatë natës mund të rezultojë një… See More

Jargët e kërmillit dhe ç’duhet të dini për to

Jargët e kërmillit janë ndër përbërësit më të kërkuar vitet e fundit në botën e kozmetikës. Ai ka… See More

Nutritions

5 këshilla për lëkurë të shëndetshme

Kujdesi i mirë i lëkurës - duke përfshirë mbrojtjen ndaj diellit dhe pastrimin e butë - mund ta… See More

Çfarë është Dieta Ketogjenike?

Përkufizimi "Dietë Ketogjenike" është përkufizimi për një dietë të varfër në karbohidrate (si dieta Atkins). Ideja është që ju… See More

Gjumi

Nga Stafi i Mayo Clinic  Të paturit e një gjumi të mirë gjatë natës mund të rezultojë një… See More

Jargët e kërmillit dhe ç’duhet të dini për to

Jargët e kërmillit janë ndër përbërësit më të kërkuar vitet e fundit në botën e kozmetikës. Ai ka… See More

Doni më shumë detaje? Na kontaktoni

Ju mund të na kontaktoni dhe ne do të jemi të lumtur t’ju përgjigjemi nëpërmjet telefonit, email dhe kanaleve tona të rrjeteve sociale.