Shërbimet Rregullatore të barnave

See our Latest Posts

Shërbimet Rregullatore të barnave

 

Delta Pharma ofron shërbime rregullatore për partnerët e saj dhe fuksionon edhe si kompani e kontraktuar që siguron pajtueshmëri me ligjet dhe rregulloret në fuqi duke zhvilluar strategjitë rregullatore dhe aplikimet, si dhe ndjekjen e procedurave pranë autoriteteve për të siguruar miratimin dhe vendosjen e produktit në treg në kohën e duhur.

Delta Pharma mbështet partnerët e saj duke ofruar të gjitha informacionet e nevojshme e të përditësuara rregullatore dhe duke i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë kërkesat lokale përfshirë këtu:

– Regjistrimet e produkteve të reja: vlerësimi, përgatitja e dosjes së aplikimit dhe ndjekja e aplikimit pranë autoriteteve shëndetësore lokale.

– Mirëmbajtja e regjistrimeve aktuale (variacionet dhe rinovimet).

– Përkthimi i informacionit të produktit për aplikim gjatë procesit të regjistrimit ose rinovimit.

Doni më shumë detaje? Na kontaktoni

Ju mund të na kontaktoni dhe ne do të jemi të lumtur t’ju përgjigjemi nëpërmjet telefonit, email dhe kanaleve tona të rrjeteve sociale.