𝐂𝐨𝐯𝐢𝐝-𝟏𝟗 𝐤𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐪𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐞̈𝐦𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚!


𝐂𝐨𝐯𝐢𝐝-𝟏𝟗 𝐤𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐪𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐞̈𝐦𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚!
Virusi i Covid-19 ka lënë pasoja të rënda jo vetëm tek ata persona, që u prekën prej tij, por edhe tek ata të cilët ende nuk kanë rënë në kontakt me të, por që vuajnë nga sëmundje të tjera.
Të sëmurët kronikë të cilët u izoluan më gjatë po vuajnë ende pasojat.
Paniku ndaj këtij virusi bëri, që shumë prej të sëmurëve kronikë, për më shumë se dy muaj karantine të mos lëviznin nga shtëpia për konsultat apo kontrollet e rradhës.
Madje edhe medikamentet, që duhej të ndryshonin u rekomanduan online pa u bazuar në ekzaminime të posaçme apo kontrolle imazherike. Por, kjo u pasua menjëherë në përkeqësim të gjendjes shëndetësore për secilin.
Agravimi i gjendjes shëndetësore u shoqërua me vizita urgjente në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare ” Nënë Tereza”, ku pacientët me probleme kardiake shfaqën rrezikshmëri të lartë deri edhe në infarkte. Këtë e ka konfirmuar më herët edhe shefi i urgjencës polivalente të sëmundjeve të brendshme në Qsut. Jo më pak janë përkeqësuar pacientët me diabet.
Por, virusi i Covid-19, përveç efekteve anësore, që zgjasin edhe disa muaj pasi pacienti e ka kaluar sëmundjen, dëmton disa organe jetësore duke shkaktuar sëmundje, që pacienti nuk i ka pasur më parë. 𝐌𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐭 𝐭𝐡𝐨𝐧𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐝𝐢𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐬𝐞̈𝐦𝐮𝐧𝐝𝐣𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞̈, 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐨 𝐡𝐚𝐬𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭, 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐯𝐮𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈. Kjo u atribuohet më së shumti kortizonikëve me të cilët janë trajtuar pacientët gjatë sëmundjes me Covid-19.
-Covid-19 dëmton më së shumti mushkëritë dhe ka pasur raste, që ka shkaktuar fibroza pulmonare, një sëmundje e parikthyeshme në gjendjen fillestare.
-Janë vënë re dëmtime të muskulit të zemrës, çrregullime të ritmit, deri edhe në dëmtime të valvulave të zemrës për të cilat pacientët u janë nënshtruar edhe ndërhyrjeve kirurgjikale.
-Nuk mungojnë rastet kur janë shfaqur dëmtime të sistemit nervor, deri në paraliza të artikulacioneve. 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐞̈𝐭 𝐯𝐢𝐣𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐧𝐢𝐟𝐞𝐬𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐬𝐢𝐦𝐩𝐭𝐨𝐦𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭. 𝐊𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐬 𝐧𝐞̈𝐩𝐞̈𝐫 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞, 𝐤𝐮 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐢𝐪𝐞𝐧.
Duke iu referuar studimeve të huaja, mjekët thonë se janë arritur përfundime, që vërtetojnë se Covid-19 përshpejton plakjen te pacientët. 𝐒𝐢𝐩𝐚𝐬 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐫𝐞, 𝐬𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐤𝐚𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐂𝐨𝐯𝐢𝐝-𝟏𝟗 𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐥𝐚𝐤𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝟏𝟎-𝟏𝟓%.
Thënë ndryshe konfirmojnë mjekët, zemra e një 30-vjeçari është njëlloj si zemra e një 40-vjeçari.
Mjekët e familjes theksojnë gjithashtu se dëmtim të organeve nuk kanë pësuar vetëm ata të cilët e kanë kaluar rëndë sëmundjen e shkaktuar nga Covid-19, por edhe ata të cilët kanë qenë asimptomatikë dhe e kanë kaluar pa e kuptuar sëmundjen.