𝐏𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐚𝐥𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐤𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐂𝐨𝐯𝐢𝐝 𝟏𝟗!


Pacientët alergjikë kronikë, duket se kanë qenë më me fat në këtë situatë të pandemisë së Covid-19. Mjekët alergologë thonë se pjesa më e madhe e këtyre pacientëve nuk janë prekur nga virusi ose edhe ata, që kanë rënë në kontakt me të e kanë kaluar shumë lehtë.
Kjo sipas mjekëve shpjegohet për faktin se receptori, që përthith virusin e Covid në mushkërinë e një alergjiku ështe në nivel fare të ulët.
Ndërsa referuar regjistrit të pacientëve alergjikë, nuk është shënuar asnjë fatalitet ndër radhët e pacientëve alergjikë.
Por tashmë ekziston një pyetje për të cilën nuk reshtin telefonatat me mjekët alergologë.
𝐀 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐚𝐤𝐬𝐢𝐧𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭 𝐚𝐥𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐤 𝐤𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤?
Përgjigjia e mjekëve alergologë duket se është e qartë dhe e prerë:
“𝗖̧𝗱𝗼 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻 𝗺𝗲 𝗲𝗽𝗶𝘀𝗼𝗱𝗲 𝗮𝗹𝗲𝗿𝗴𝗷𝗶𝗲 𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗮𝗿𝗲̈𝗻 𝗮𝗽𝗼 𝗺𝗲 𝘀𝗲̈𝗺𝘂𝗻𝗱𝗷𝗲 𝗸𝗿𝗼𝗻𝗶𝗸𝗲 𝗮𝗹𝗲𝗿𝗴𝗷𝗶𝗲 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗮𝗸𝘀𝗶𝗻𝗼𝗵𝗲𝘁.”
Por kujdes! Përcaktimi i llojit të vaksinës, që një i sëmurë kronikë duhet të marrë i takon personelit shëndetësor, i cili në formularin e hartuar nga ISHP klasifikon pacientin në nivelin e duhur të problemeve alergjike, sipas formave që ai shfaq.
Nëse pacienti alergjik shfaq forma të rënda ai nuk duhet t’i nënshtrohet imunizimit me vaksina me ARN.
Ndërkaq, një i sëmurë alergjik gjithashtu ka disa rregulla vrojtuese më të sofistikuara gjatë vaksinimit nga personeli shëndetësor.
Substancat plastike si Polisorbati dhe Polietileni Glikol, të cilat inkapsulojnë materialin gjenetik të vaksinës ndodhen zakonisht tek parfumet, te disa ushqime dhe disa kimikate të substancave medikamentoze të caktuara. Individë që shfaqin alergji ndaj këtyre substancave pa e ditur, duhet të bëjnë provën e alergjisë për ta përcaktuar.
Një pacient alergjik duhet me doemos që pas vaksinimit të monitorohet nga mjeku dhe për 48 orë nuk duhet të largohet nga qendrat e banuara.
Në asnjë rast nuk është e ndaluar vaksina për personat alergjikë.