𝗗𝗶𝘁𝗮 𝗡𝗱𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗲 𝗜𝗻𝗳𝗲𝗿𝗺𝗶𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲!


𝗗𝗶𝘁𝗮 𝗡𝗱𝗲̈𝗿𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗲 𝗜𝗻𝗳𝗲𝗿𝗺𝗶𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗳𝗲𝘀𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗰̧𝗱𝗼 𝗱𝗮𝘁𝗲̈ 𝟭𝟮 𝗠𝗮𝗷, si ditëlindja e Florence Nightingale, themeluesja e infermieristikës.
Është krijuar për të festuar rolin e Infermierit në sistemin shëndetësor dhe për të çmuar punën e palodhshme, që ata bëjnë çdo ditë si në spital, në maternitet, në ambulancë, apo në klinikë. 𝗜𝗻𝗳𝗲𝗿𝗺𝗶𝗲𝗿𝗲̈𝘁 𝗹𝘂𝗮𝗷𝗻𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗿𝗼𝗹 𝗸𝘆𝗰̧ 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺𝗶𝗻 𝘀𝗵𝗲̈𝗻𝗱𝗲𝘁𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝗰̧𝗮𝗻𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗶𝗿𝗲̈𝗾𝗲𝗻𝗶𝗲𝗻, 𝘀𝗶𝗴𝘂𝗿𝗶𝗻𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗵𝗲̈𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗮𝗰𝗶𝗲𝗻𝘁𝗲̈𝘃𝗲.
Ata punojnë në mjedise të vështira ku stresi ekstrem është vetëm një fraksion i punës.
Pandemia Covid-19 ka zbuluar në rang global dobësitë në sistemin shëndetësor dhe presionet e mëdha nën të cilat po punojnë infermierët. Gjatë kësaj pandemie infermierët ishin krahë mjekëve dhe profesionistëve të tjerë të kujdesit shëndetësor në linjën e parë të luftës ndaj Covid-19. Ata luajtën rol themelor në trajtimin e pacientëve dhe menaxhimin e shpërndarjes së virusit.
Kjo pandemi gjithashtu i ka dhënë rëndësinë e duhur angazhimit dhe guximit të pabesueshëm të infermierëve.
𝗡𝘂𝗸 𝗺𝗷𝗮𝗳𝘁𝗼𝗻 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗱𝗶𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗰̧𝗺𝘂𝗮𝗿 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝗻 𝗲 𝘀𝘁𝗮𝗳𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗶𝗻𝗳𝗲𝗿𝗺𝗶𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲, 𝗽𝗼𝗿 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝘁𝘆𝘀𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗶𝗿𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘀𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺𝗶𝘁 𝘀𝗵𝗲̈𝗻𝗱𝗲𝘁𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝗰̧𝗮𝗻𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝘁𝘆𝗿𝗲.