7 Këshilla Për Një Mënyrë Jetese të Shëndetshme


Të jetosh një mënyrë jetese të shëndetshme, nuk do të thotë të kalosh orë të tëra stërvitje në palestër dhe të hash vetëm sallatë jeshile. Do të thotë të bësh zgjedhje të shëndetshme, të cilat menaxhohen lehtë në jetën e përditshme. “Sekreti për ta bërë stilin tënd të jetës më të shëndetshëm, është të bësh ndryshime të vogla të shëndetshme çdo ditë, si përshembull të përdorësh shkallët në vend të ashensorit, të shtosh konsumimin e frutave një nga një, të pish një gote më shumë me ujë ose të lësh duhanin”.

Pra, le të fillojmë me bazat themelore të jetesës së shëndetshme: ushtrime të rregullta, ushqim të shëndetshëm dhe zgjedhje të shëndetshme të jetesës:

Qëndro në lëvizje!

Qëndro në levizje. Jo vetëm një herë më kaq – por çdo ditë kur të mundesh. Edhe pse një sesion i caktuar ushtrimesh, është i shkëlqyeshëm për të punuar në rutinën tënde të përditshme, ti mund të djegësh kalori në mënyra të tjera të vogla, të tilla si:

  • Të ecësh në tryezën e dikujt tjetër në vend që të dërgosh një e-mail,
  • Të parkosh më larg nga ndërtesa dhe të bësh pjesën tjetër të rrugës në këmbë,
  • Të përdorësh shkallët më shpesh sesa ashensorin,
  • Të pastrosh shtëpinë ose të merresh me kopshtari,
  • Të nxjerrësh qenin për një shëtitje ose të dalësh me biçikletë me fëmijët, në vend që të shikosh TV.

Ngrihu në këmbë!

Ne e kalojmë jetën ulur – në tavolinat tona në zyrë, para televizorit, në një takim ose në telefon. Një kërkim i ri po del në pah, duke theksuar rrezikun e mundshëm për shëndetin, nga e gjithë sjellja jonë e të qëndruarit ulur. Kështu që, ndryshoje kohën që e kalon ulur, duke qëndruar në këmbë për pesë minuta dhe merr benefitet shëndetësore. Çdo lëvizje e vogël ka rëndësi dhe të gjitha shtohen në djegien e më shumë kalorive. Nëse je mbipeshë, të bësh ndryshime të vogla në rutinën tënde të përditshme të lëvizjeve, mund t’i japë benefite shëndetit tënd. Në fakt një studim ka zbuluar, se vetëm një rënie prej 10% në peshë ka ndihmuar njerëzit mbipeshë, të ulin presionin e gjakut, kolesterolin dhe të përmirësojnë mirëqenien e tyre.

 

Ushqehu shëndetshëm!

Kur bëhet fjalë për të ushqyerin e shëndetshëm, ekzistojnë një sërë teorish të ndyshme, libra dietik dhe informacione në internet se çfarë të hash – të cilat shpesh janë në konflikt me njëra-tjerën. Megjithëse kërkimet janë ende në vazhdim dhe në zhvillim, ajo për të cilën të gjithë ekspertët bien dakord është se dietat tona kanë përqindje të lartë sheqeri, sasitë e ushqimit janë shumë të mëdha dhe se ne duhet të hamë një shumëllojshmëri ushqimesh natyrale, jo të gatuara.

Mjaft me sheqerin!

Që nga pijet me sheqer te drithërat në mëngjes, është e vështirë të largohesh nga ushqimet e ëmbla. Shpesh sheqeri fshihet në produkte të konservuara ose ushqime të gatshme, apo edhe në ushqime që ne mendojmë se janë të shëndetshme për ne, siç janë lëngjet e frutave. Një person mesatar merr rreth 22 lugë çaji sheqer të shtuar çdo ditë. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, synimi ditor nuk duhet të jetë më shumë se gjashtë lugë çaji niveli për gratë, dhe nëntë për burrat – kjo vlen si për ushqimin ashtu edhe për pijet së bashku. Mënyra më e lehtë për të kufizuar marrjen e sheqerit me një ndryshim të vogël, është të eliminosh pijet me gaz me sheqer. Vetëm kjo mund të të ndihmojë të biesh në peshë ose të mbash një peshë të shëndetshme, e cila nga ana tjetër do të zvogëlojë edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të mbipeshës dhe diabetit.

Deformim i sasive të racioneve të ushqimit!

Sasitë e ushqimeve dhe pijeve që konsumojmë, janë rritur në mënyrë dramatike gjatë 30 viteve të fundit. Në vitet 1950 një racion me patate të skuqura për t’u marrë me vete në një restorant, ishte 28gr – sot është 154gr – dhe kjo nuk është as sasia më e madhe, e cila është 196gr! Rritjet e sasisë së racioneve, nuk përfshijnë vetëm racionet e ushqimeve me porosi, por edhe paketimet e gjërave të nevojshme në supermarket, ushqimet që konsumohen në darkë dhe madje edhe madhësitë e frigoriferëve! Disa mënyra të thjeshta për të pakësuar racionet e tua mund të jenë:

  • Konsumimi i vakteve kryesore në një pjatë më të vogël – vizualisht pjata do duket plotë, kështu që do të jesh i kënaqur, por praktikisht do të hash më pak.
  • Të konsumosh vakte të vogla të rregullta (të paktën çdo katër orë), në mënyrë që të mos kesh uri të tepruar- nëse arrin në këtë pikë urie, është shumë e vështirë të ndalesh para se të hash së tepërmi.

 

Mbushi vaktet me ngjyra të larmishme!

Të zgjedhësh ushqime natyrale dhe të gatuara vetë, është një mënyrë shumë më e shëndetshme të ushqyerit, sesa të blesh gjëra të gatshme të paketuara ose ushqime të gatshme, të cilat përmbajnë shumë yndyrë dhe kripë, por shumë pak lëndë ushqyese.

Për të qenë i sigurt që po merr një shumëllojshmëri lëndësh ushqyese, vitamina dhe minerale në trupin tënd çdo ditë – një rregull i shpejtë është të zgjedhësh një larmi ngjyrash për vaktet e tua. Bëhu artisti i vakteve të tua dhe krijo një pikturë me ngjyra me një larmi frutash dhe perimesh të verdha, të kuqe dhe jeshile gjatë gjithë ditës.

Zgjidh jeten!

Nuk ka asgjë më të dëmshme për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme sesa pirja e duhanit, e cila vlerësohet si arsye e vdekjes ose paaftësisë, në gjysmën e njerëzve që pinë duhan. Rreziqet e pirjes së duhanit janë aq domethënëse, saqë është problemi më i rëndësishëm i shëndetit publik në botë, i cili për ironi të fatit, është kryesisht i shmangshëm. Pirja e duhanit, jo vetëm që të pret jetëgjatësinë duke prekur organet e brendshme, por gjithashtu të plak nga jashtë duke shkaktuar dëmtime të lëkurës. Pirja e duhanit mund të të bëj me rrudha, të krijojë vija rreth gojës tënde, të krijoj njolla të verdha tek dhëmbët dhe gishtat, të zhveshë lëkurën tënde nga lëndët ushqyese, të prishë kolagjenin që rrit rininë dhe ta bëjë lëkurën tënde të duket gri. Kjo të bën të pyesësh veten, si ka mundësi që pirja e duhanit tregtohet shpesh si joshëse dhe tërheqëse. Duhet guxim për të lënë duhanin, pasi nuk është një udhëtim i lehtë – por është një zgjedhje e guximshme dhe e arsyeshme. Disa nga ndryshimet pozitive do të ndodhin shpejt, ndërsa të tjera do të jenë më gradualë, por të gjitha ndryshimet do të jenë një benefit i madh, për shëndetin dhe mirëqenien tënde.