Rreth nesh

Kush jemi ne

20+

Vite eksperience

4500+

Produkte

10M+

Kliente te shendetshem

150+

Punonjes

Delta Pharma është një faktor unik rajonal në Ballkanin e Jugut. Vepron si një distributor rajonal dhe një organizatë e kontraktuar shitjesh dhe ofron një gamë të plotë të shërbimeve për prodhuesit. Me selinë qendrore në Tiranë, ne shtrihemi në Shqipëri, Bosnje, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Tërësia e popullsisë së këtij rajoni është mbi 10 milion njerëz, gjë që e bën atë tregun e 3-të më të madh në zonën Qendrore të Evropës Lindore, i dyti pas Polonisë dhe Rumanisë. Delta Pharma është kompania më inovative farmaceutike në rajon, që përqafon përditësimet e fundit të teknologjisë. Është e orientuar drejt klientit, e përqendruar në shitjen e barnave Inovative, Xhenerike dhe Biologjike, si dhe produkteve OTC, Shtesave Ushqimore dhe Pajisjeve Mjekësore. Delta Pharma gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm, nga bashkëpunëtorët e jashtëm dhe të brendshëm, si një partner efikas dhe i besueshëm.

Vizioni & misioni

Vizioni:

Në Delta Pharma Albania, ne punojmë çdo ditë që të rritemi si një kompani udhëheqëse shqiptare dhe rajonale për të sjellë pjesën e enigmës që mungon në jetën dhe shëndetin e pacientit.


Misioni:

Ne aspirojmë të jemi lideri kryesor rajonal në inovacion, duke kontribuar në një jetë më të shëndetshme për komunitetin tonë, përmes cilësisë më të mirë në sektorin farmaceutik dhe përmes përkushtimit të një stafi me përvojë.

Abonohu për
lajmërimet tona