Rreth nesh
Përqafoni një të ardhme të shëndetshme! Motoja jonë është një premtim për pacientët tanë, të cilin ne e arrijmë duke siguruar akses dhe autorizim për tregëtim nga partnerët tanë, për produkte farmaceutike të rangut botëror. Ne angazhohemi të ofrojmë cilësi të lartë, pasion dhe aftësi në të gjitha përpjekjet tona. Zhvillimi ynë nxitet nga ndërkombëtarizimi, maksimizimi i ciklit jetësor të produkteve thelbësore, përçimi i aksesit dhe përdorimi efektiv i disa produkteve të specializuara në të gjithë rajonin.
Ne besojmë që punonjësit tanë bëjnë dallimin midis një kompanie të mirë dhe të shkëlqyer. Ne inkurajojmë kreativitetin, imagjinatën, dedikimin dhe pasionin për punën.
CEO & Bashkë-themelues i Delta Pharma Albania
CFO
Drejtor Komercial
Menaxhere Projekti
Drejtori Strategjik
Drejtoreshë e DRA & QA
Drejtoreshë Marketingu
KAM produktet Biologjike dhe Onkologjike
Analiste Biznesi
Skuadra jonë e marketingut bashkëpunon ngushtësisht për të arritur qëllimin kryesor: promovimin e produkteve tona në mënyrë të efektshme dhe optimizimin e performancës së tyre.
Ata janë individë, plot energji dhe kreativitet, që punojnë shumë dhe përfaqësojnë Delta Pharma-n në mënyrë profesionale në çdo vizitë me mjekët.
Skuadra e shitjes është një komponent kyç që plotëson ciklin e aktiviteteve të nevojshme në ndërtimin e marrëdhënieve të forta me profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe veçanërisht me farmacistët. Punonjësit e terrenit mbështeten nga ekipi i kujdesit ndaj klientit, që është në dispozicion të partnerëve lokalë 12 orë në ditë.
Qëllimi ynë është të ruajmë dhe shpërndajmë produktet medicinale në një mënyrë të sigurt dhe të shpejtë, në kushtet e përshtatshme të ruajtjes. Ne kemi implementuar një sistem të Menaxhimit të Magazinës dhe Shpërndarjes nga një prej furnitorëve kryesorë në botë të intralogjistikës, duke siguruar që porositë të përpunohen në një mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe të gjurmohen në çdo moment të caktuar, deri në dorëzimin tek klienti.
Ne vlerësojmë fuqinë e bashkëpunimit dhe punën në ekip si një element kryesor në organizatën tonë.