Çfarë është Dieta Ketogjenike?

See our Latest Posts

Çfarë është Dieta Ketogjenike?

 

Përkufizimi

“Dietë Ketogjenike” është përkufizimi për një dietë të varfër në karbohidrate (si dieta Atkins). Ideja është që ju të merrni më shumë kalori nga proteinat dhe yndyrat dhe më pak nga karbohidratet. Kështu, ju keni reduktuar marrjen e karbohidrateve që janë të lehta për t’u tretur, si sheqeri, pjet me gaz, ëmbëlsirat dhe buka e bardhë.

Si vepron?

Kur hani më pak se 50 gram karbohidrate në ditë, trupi juaj zbrazet nga “karburanti” (sheqeri në gjak) që mund të përdorë shpejt. Kjo zakonisht zgjat 3 deri në 4 ditë. Pastaj organizmi juaj do të fillojë të zbërthejë proteina dhe yndyra për energji, të cilat mund t’ju bëjnë të humbni peshë. Ky proces quhet ketosis. Është e rëndësishme të theksohet se dieta ketogjenike është një dietë afatshkurtër që fokusohet në humbjen e disa kilogramëve dhe jo në ndjekjen e përfitimeve shëndetësore.

Kush mund ta provojë këtë dietë?

Njerëzit e përdorin dietën ketogjenike më shpesh për të humbur peshë, por ky regjim mund të ndihmojë gjithashtu edhe në menaxhimin e disa sëmundjeve të caktuara, si p.sh. epilepsia. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, sëmundje të caktuara të trurit, madje edhe aknet, por nevojiten kërkime të mëtejshme në këto fusha. Konsultohuni së pari me mjekun tuaj për të kuptuar nëse është e sigurt që ju të ndiqni dietën ketogjenike, veçanërisht nëse keni diabet të tipit 1.

Humbja në peshë

Një dietë ketogjenike mund t’ju ndihmojë të humbni më shumë peshë në 3-6 muajt e pare të saj, krahasuar me disa dieta të tjera. Kjo mund të ndodhë pasi organizmit i duhen më shumë kalori për të shndërruar yndyrnat në energji sesa për të shndërruar karbohidratet në energji. Është gjithashtu e mundur që një dietë e pasur me yndyrna dhe proteina t’ju ngopë më shumë, kështu ju do të hani më pak.

Mbrojtje ndaj kancerit

Insulina është hormoni që lejon trupin tuaj të përdorë ose të ruajë sheqerin si lëndë djegëse. Dieta ketogjenike ben që ta “harxhoni” më shpejt këtë lëndë djegëse, duke bërë që organizmi mos ta ketë të nevojshme ta depozitojë. Kjo do të thotë që trupit i nevojitet – dhe prodhon – më pak insulinë. Këto nivele më të ulta mund t’ju ndihmojnë të mbroheni nga disa lloje kanceri ose edhe të ngadalësojnë rritjen e qelizave të kancerit. Megjithatë, për këtë nevojiten më shumë kërkime.

Sëmundjet e zemrës

Duket e çuditshme që një dietë në të cilën hani më shumë yndyrna mund të rrisë kolesterolin “e mirë” dhe të ulë “kolesterolin” e keq “, por dieta ketogjenike bën pikërisht këtë. Kjo mund të vijë për shkak se nivelet më të ulëta të insulinës që rezultojnë nga kjo dietë mund të pengojnë trupin tuaj që të prodhojë më tepër kolesterol. Kjo do të thotë që keni probabilitet më të vogël të keni tension të lartë, arteriet e ngurtësuara, insuficiencë kardiake dhe sëmundje të tjera të zemrës. Megjithatë është e paqartë kohëzgjatja e këtyre efekteve.

Aknet

Karbohidratet janë të lidhura me këtë sëmundje të lëkurës, kështu që konsumi më i pakët i tyre ndihmon në zhdukjen e akneve. Rënia e niveleve të insulinës në dietën ketogjenike mund të pengojë gjithashtu shfaqjen e akneve (insulina mund të ndikojë në prodhimin e hormoneve të tjera që japing shpërthime akneike). Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar saktësisht efektin, nëse ka, të dietës ketogjenike lidhur me aknet.

Diabeti

Dietat e varfra në karbohidrate duket se ndihmojnë në mbajtjen në nivele më të ulta dhe më të parashikueshme të sheqerit në gjak, krahasuar me dietat e tjera. Kur trupi juaj djeg yndyrën për ta shndërruar në energji, ai prodhon përbërës të quajtur ketone. Nëse keni diabet, sidomos tipin 1, nivele të larta të ketoneve në gjak mund t’ju sëmurin. Pra, është shumë e rëndësishme të punoni me mjekun tuaj për çdo ndryshim në dietën tuaj ushqimore.

Epilepsia

Dietat ketogjenike ka ndihmuar në kontrollin e krizave epileptike që nga vitet 1920. Por përsëri, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj për të kuptuar se çfarë është e drejtë për ju ose për fëmijën tuaj.

Çrregullime të tjera të sistemit nervor

Këto çrregullime mund të ndikojnë në trurin dhe shtyllën kurrizore, si dhe në nervat që i lidhin së bashku. Epilepsi është njëra prej tyre, por dieta ketogjenike mund të ndikojë pozitivisht edhe në pacientët që vuajnë nga çrregullime të tjera përfshirë sëmundjen e Alzheimerit, sëmundjen e Parkinsonit dhe çrregullimet e gjumit. Shkencëtarët nuk janë të sigurt, por një prej arsyeve mund të jetë se ketonet që trupi juaj prodhon kur zbërthen yndyrën duke e shndërruar në energji duke ndihmuar kështu në mbrojtjen e qelizave të trurit nga dëmtimi.

Sindromi i Ovareve Policistike (PCOS)

PCOS është një çrregullim që prek gratë dhe shkakton zmadhim e ovareve të tyre dhe shfaqjen e kisteve të vogla të mbushura me likid përreth vezëve. Një prej shkaqeve mund të jetë niveli i lartë i insulinës. Dieta ketogjenike, e cilat ul sasinë e insulinës që ju prodhoni dhe sasinë që ju nevojitet, mund të ndihmojnë në trajtimin e saj, së bashku me ndryshimet e tjera në stilin e jetesës, si aktiviteti fizik dhe humbja e peshës.

Aktiviteti fizik

Një dietë ketogjenike mund të ndihmojë në stërvitje atletët që merren me sporte si vrapi dhe çiklizmi. Me kalimin e kohës, ajo ndihmon raportin muskul/dhjam dhe rrit sasinë e oksigjenit që trupi juaj është në gjendje të përdorë kur punon shumë. Por ndërsa mund të ndihmojë gjatë stërvitjes, mund të mos funksionojë si dietat e tjera ushqimore për performancë maksimale.

Efektet anësore

Efektet anësore më të zakonshme zakonisht nuk janë serioze: mund t’ju shfaqet konstipacion, rënie e nivelit të sheqerit në gjak, ose dispepsi. Shumë më rrallë, dietat ushqimore të varfra në karbohidrate mund të shkaktojnë shfaqjen e gurëve në veshka ose nivele të larta të acideve në trupin tuaj (acidozë). Efektet e tjera anësore mund të përfshijnë ” keto-gripin”, me simptoma si dhimbje koke, dobësi, nervozizëm, erë e keqe e gojës dhe lodhje.

Ndryshime të kujdesshme të dietës ushqimore

Kur trupi juaj djeg depozitat e yndyrës, mund të shkaktojë sforcim të veshkave tuaja. Konsumi i një diete ushqimore ketogjenike, ose rifillimi i dietës ushqimore normale pasi keni ndjekur dietën ketogjenike, mund të sjellë probleme nëse jeni mbipeshë për shkak të problemeve të tjera shëndetësore që mund të keni, si diabeti, sëmundje të zemrës ose presioni i lartë i gjakut. Nëse ju vuani nga ndonjë nga prej këtyre sëmundjeve, ndryshoni dietën ushqimore në mënyrë të ngadalshme dhe vetëm me udhëzimet e mjekut.

Burimi: WEBMED

Doni më shumë detaje? Na kontaktoni

Ju mund të na kontaktoni dhe ne do të jemi të lumtur t’ju përgjigjemi nëpërmjet telefonit, email dhe kanaleve tona të rrjeteve sociale.