Rëndësia e Vitaminës C


Vitamina C është shtesa ushqimore më e konsumuar

Vitamina C, luan një rol të rëndësishëm për ndërtimin dhe riparimin e indeve në trupin e njeriut. Ajo vlen për kolagjenin në lëkurë, për kockat, dhëmbët dhe enët e gjakut. Vitamina  C neutralizon radikalet e lira, ndaj parandalon shumë sëmundje tek njeriu. Por, me shfaqjen e virusit Covid 19 vitamina C merr vlerë të shtuar, pasi rekomandohet nga mjekët për forcimin e imunitetit si para prekjes nga virusi, por edhe pas tij për rikuperimin e organizmit. Të dhënat tragojnë, se  përdorimi me shumicë i vitaminës C, ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Nga një studim i kohëve të fundit rezulton se 500 mg në ditë vitaminë C, mund të ulë ndjeshëm tensionin e gjakut. Vitamina C mbron sytë. 500 mg vitaminë C mbron nga rreziku i kataraktit në sy.

Vitamina C mund të merret nga konsumi i fruta – perimeve, por mjekët janë skeptikë, pasi nuk janë të sigurtë, se sa është sasia  që përthith organizmi. Psh vitamina C rekomandohet të merret në mëngjes, pra në një vakt kur nuk konsumohet mish, pasi vitamina C rrit përthithjen e hekurit. Nga ana tjetër, nëse merret nga perimet, gjatë gatimit humb një sasi e mirë e vitaminës.

Ndaj ekspertë të shëndetit, gjithnjë e më shumë rekomandojnë shtesa të vitaminës C suplement.

 Kur organizmi ka mungesë të vitaminës C, simptomat që shfaqen janë: lodhja, humbja e peshës, dhembja e muskujve, nyjeve, flokë dhe lëkurë e thatë, infeksione.