Politikat tona

Kodi i Sjelljes

Kodi ynë i Sjelljes shërben si një udhëzues për të na ndihmuar të arrijmë qëllimet tona me integritet. Ju duhet t’i riktheheni leximit të tij në çdo rast, kur keni dyshime në marrjen e një vendimi etik ose kur përballeni me një sjellje që mund të cënojë standartet tona ose ligjin. Ky dokument shtron një sërë problemesh të zakonshme që ju mund të hasni në vendin e punës dhe ju ofron udhëzime për t’i tejkaluar këto situata. Kodi i Sjelljes gjithashtu ju drejton tek burimet – siç janë politikat përkatëse dhe personat që mund t’ju qartësojnë në rast nevoje – që duhet të përdorni nëse jeni ende të pasigurt në zgjedhjen e veprimit të duhur. Ky Kod aplikohet për të gjithë punonjësit dhe drejtuesit e kompanisë. Delta Pharma-AL pret gjithashtu që furnitorët tanë, agjentët, partnerët e biznesit dhe konsultuesit të ndjekin parime të ngjashme.

Kodi i sjelljes Fjala e drejtorit

Politika Anti Korrupsion

Politika Anti-Korrupsion shpreh qartë që korrupsioni nuk lejohet. Në këtë politikë trajtohen aspekte të ndryshme dhe mënyra se si mund të paraqitet korrupsioni dhe lidhja me ligjet në fuqi.
Kodi është i zbatueshëm për të gjithë punonjësit e DELTA PHARMA-AL dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Delta Pharma-AL është antare e Shoqatës së Importuesve dhe Shpërndarësve të Produkteve Farmaceutike që promovon sjelljen etike të biznesit.
Politikat Anti Korrupsion

Komplianca

Qëllimi ynë përfundimtar është sigurimi i barnave të sigurta dhe cilësore, për pacientët tanë. Ne punojmë në përputhje me kodet e sjelljes të BE dhe SH.B.A. për të siguruar që besimi i pacientëve, partnerëve, përfaqësuesve të kujdesit shëndetësor, aksionerëve dhe shoqërisë që ne i shërbejmë, të mos jetë i gabuar. Punonjësit tanë punojnë në përputhje me Kodin tonë të Sjelljes, i cili shërben si një udhëzues në fushat e produkteve dhe shërbimeve, integritetit personal, integritetit të kompanisë, punësimit, aseteve të kompanisë dhe biznesit të përgjegjshëm. Qëllimi ynë është të ruajmë dhe shpërndajmë produktet mjekësore në një mënyrë të sigurt dhe të shpejtë, në kushtet e duhura të ruajtjes. Ne kemi implementuar një Sistem të Automatizuar të Menaxhimit të Magazinës dhe të Shpërndarjes, nga një prej furnizuesve kryesorë në botë të intralogjistikës, duke siguruar që porositë të përpunohen në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe të gjurmohen në çdo moment, derisa t’i dorëzohen klientit.