Delta Pharma ofron një shtrirje të plotë të veprimtarisë së Çështjeve Rregullatore të mbështetetur nga funksioni RA, i kontraktuar së jashtmi. Roli ynë është të zhvillojmë strategji rregullatore, të trajtojmë aplikimet dhe të ndjekim procesin krahë Autoriteteve përkatëse, për të siguruar miratimin dhe vendosjen e produktit në treg në kohën e duhur. Pasi përftohet MA, ekipet tona vazhdojnë të aplikojnë për fonde të përshtatshme (p.sh. aplikimi për listën e rimbursimit, pjesëmarrja në tendera ose dhënia e një ofertë për tu përfshirë në një program barnash) E gjithë veprimtaria e MA kryhet në përputhje me standardet më të larta të pajtueshmërisë. Shkalla lartë e suksesit tonë drejtohet nga përvoja e gjerë dhe nga mirëkuptimi i thellë i tregjeve lokale.
Si pjesë e zgjidhjeve shumëdimensionale, ekipet e shitjeve në terren janë një element kryesor i Delta Pharma, që mundësojnë mbështetjen e burimeve të tjera dhe ndërtimin e marrëdhënieve të forta me profesionistët e kujdesit shëndetësor. Ekipi ynë i përfaqësuesve mjekësorë dhe farmaceutikë, operatorëve telefonikë dhe menaxherëve të specializuar janë në dispozicionin tuaj. Ne besojmë se bashkëpunimet e punës, me përfaqësues të kujdesit shëndetësor, që vërtetë funksionojnë, janë mënyra e duhur për të arritur rezultate. Ne gjithashtu kemi personel të specializuar për produktet spitalore, siç janë tenderat ose listat e barnave spitalore të rimbursueshme. Përfaqësuesit tanë Mjekësorë vizitojnë mbi 1800 mjekë në 22 specialitete terapeutike. Agjentët tanë të Shitjeve telefonojnë mbi 1500 farmaci. Kliko per me shume informacion
Edhe nëse vendosni t’i bëni vetë aktivitetet e Shitjes dhe të Marketingut, Delta Pharma përsëri mund t'ju mbështesë "duke i vendosur produktet tuaja nëpër rafte". Qëllimi ynë është të ruajmë dhe të shpërndajmë produktet mjekësore, në një mënyrë të sigurt dhe të shpejtë, në kushtet e duhura të ruajtjes. Ne kemi implementuar një Sistem të Automatizuar të Menaxhimit të Magazinës dhe të Shpërndarjes, nga një prej furnizuesve kryesorë në botë të intralogjistikës, duke siguruar që porositë të përpunohen në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe të gjurmohen në çdo moment, derisa t’i dorëzohen klientit.