Sfidat në trajtimin e problemeve të lëkurës!


“Sfidat në trajtimin e problemeve të lëkurës”

Delta Pharma është kompania farmaceutike më inovative në rajon. Është e përkushtuar në mbështetjen e mjekëve nëpërmjet trajnimeve edukuese. Delta Pharma i ofron tregut Shqiptar brande lider, së fundmi edhe në fushën e dermatologjisë. E prezantuar nëpërmjet brandeve Soolantra dhe Epiduo, Delta Pharma sjell për herë të parë në tregun farmaceutik shqiptar kompaninë Galderma.

Galderma është kompani lider në dermatologji, e përkushtuar në shëndetin dhe bukurinë e lëkurës. Përmirëson cilësinë e jetës, nëpërmjet një portofoli inovativ dhe të sofistikuar të produkteve. Këto produkte janë të testuara dhe të rekomanduara nga profesionistët e kujdesit shëndetësor në mbarë Botën.

Galderma ju prezantua mjekëve dermatologë, në trajnimin me temë “Sfidat në trajtimin e problemeve të lëkurës” e organizuar nga Delta Pharma me mbështetjen akademike të Prof.Ermira Vasili, Dr. Monika Fida, Dr. Erjona Shehu dhe Dr. Ekleva Jorgaqi. Gjatë trajnimit mjekët dermatologë, nga e gjithë Shqipëria patën mundësi të shkëmbejnë eksperiencat e tyre lidhur me problemet e trajtimit të acne vulgaris, rosacea, etj.

“Lëkura e çdokujt është e veçantë, po aq sa historia e saj.” Delta Pharma dhe partnerët e saj i përqafojnë këto ndryshime duke ofruar brande premium, të cilat plotësojnë nevojat dhe zgjidhin problemet e çdo lloji lëkure.