Jargët e kërmillit dhe ç’duhet të dini për to

See our Latest Posts

Jargët e kërmillit dhe ç’duhet të dini për to

 


Jargët e kërmillit janë ndër përbërësit më të kërkuar vitet e fundit në botën e kozmetikës. Ai ka aftësi njomështuese dhe simulon kolagjenin, duke ruajtur lëkurën nga tharja dhe duke e rigjeneruar atë. Zakonisht, për të dhënë efektin e duhur përdoret në bashkëpunim me antioksidantë e retinol, si edhe me përbërës të tjerë më se të zakonshëm për kujdesin e lëkurës, si vitamina C apo acidi glikolik. Jargët e kërmillit hynë në kozmetikën botërore nga Korea, që e përdorte prej kohësh atë. Këto jargë të kërmillit nuk  dalin kur ai ecën, po kur ai ndihet i stresuar. Në të tilla kushte, jargët përmbajnë përbërës riparues ndaj dëmtimeve dhe pikërisht këto janë ato që ndihmojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë, duke u përpjekur ta riparojnë atë. Këto jargë përmbajnë edhe vitamina e minerale si zinku dhe mangani, vitamina A dhe E. Helyderma Cream është një nga produktet që kombinon vetitë anti-plakje të jargës së kërmillit me vetitë rigjeneruese të BIO-placentës, duke ju ndalur plakjen e lëkurës dhe duke përshpejtuar rigjenerimin e saj.

Doni më shumë detaje? Na kontaktoni

Ju mund të na kontaktoni dhe ne do të jemi të lumtur t’ju përgjigjemi nëpërmjet telefonit, email dhe kanaleve tona të rrjeteve sociale.