Cilat janë simptomat që shfaqen te një pacient me COVID-19?


Edhe pse ka kaluar gjysma e vitit që nga koha kur u deklarua zyrtarisht rasti i parë i prekur me COVID-19, simptomat e tij ende nuk janë të qarta për të gjithë. Te një person virusi COVID-19 nuk është shumë agresiv ose shfaq simptoma të lehta, por ka edhe raste pa simptoma. Te një tjetër shfaq ndërlikime të rënda.

Mjekët që ndjekin pacientët me COVID-19 i klasifikojnë në: forma të lehta, të mesme dhe forma të rënda

Forma e lehtë

Simptomat: lodhje, temperaturë deri në 38 gradë celsius, kollë e thatë, dhimbje fyti, bllokim të hundëve, artromialgji.

Radiografia CT nuk evidenton pneumoni.

Pacienti trajtohet në shtëpi.

Forma e mesme

Simptomat: këputje, temperaturë që zgjat deri në 5 ditë, kollë, mialgji, shenja respiratore të theksuara.

Radiografia CT evidenton pneumoni.

Mjeku bën vlerësimin nëse pacienti duhet trajtuar në spital.

Forma e rëndë

Simptomat: takipneja, frekuencë respiratorë 30 në minutë.

Sat O2 93 % në ajrin e mjedisit.

Grafia/ CT pulmonare, progres i lezioneve pulmonare mbi 50 % brenda 24-48 orëve.

Forma shumë të rënda

Simptomat: insufiçiencë respiratore e theksuar, shfaqja e shokut, insufiçiencë të organeve të tjera që çojnë në trajtimin e pacientit në terapi intensive.