Punoni me ne

Punoni në Delta Pharma

Punoni me ne




    Mënyra se si ne punojmë bazohet në integritetin, ndershmërinë dhe kujdesin ndaj njerëzve. Njerëzit janë pasuria jonë më e çmuar dhe kjo është arsyeja pse ne promovojmë zhvillimin dhe rritjen e tyre profesionale në sektorin farmaceutik. Ne kujdesemi për ekipin tonë që kontribuon në përparimin tonë duke zhvilluar shtigje dhe iniciativa që rrisin vetëdijen e njerëzve për rolet e tyre.

    Mundësi punësimi

    Njerëzit janë motori që nxit rritjen e Delta Pharma, e cila gjithmonë ka investuar në potencialin e punonjësve të saj përmes zhvillimit të aftësive dhe shkathtësive të reja. Ne jemi gjithmonë në kërkim të njerëzve të motivuar, brilant dhe entuziastë që janë të etur për të filluar një karrierë në një kompani udhëheqëse në sektorin farmaceutik në Shqipëri. Nëse ndiheni profesionistë me iniciativë, kuriozitet, pasion dhe dëshirë për t’u rritur në një kompani të madhe, mund ti hidhni një sy mundësive që ne ofrojmë për ju!

    Abonohu për
    lajmërimet tona